Uji Dea

Ish-anëtari i Këshillit Drejtues kandidon për rektor të UP-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

E ka lënë pozitën e antarit të Këshillit Drejtues me anë të së cilit do ta jepte votën për përzgjedhjen e Rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës dhe ka vendosur që ta kandidojë veten për këtë pozitë. Bexhet Mustafa të premten ka dorëzuar aplikacionin e tij për pozitën e të parit të Universitetit të Prishtinës. Ai deri në këtë ditë ka ushtruar pozitën e Anëtarit të Këshillit Drejtues në UP.

Mirëpo kandidimi i tij për Rektor, sipas analistëve të arsimit dhe njohësve të çështjeve juridike, mund të paraqesë konflikt interesi, ngase Mustafa deri po në atë ditë ka ushtruar detyrën e anëtarit të Këshillit i cili do ta përzgjidhte Rektorin. Analistët pohojnë se vendimi i Mustafës është i vonuar dhe vetëm sa do ta pengojë mbarëvajtjen e rregullt të procesit të përzgjedhjes së Rektorit në UP.

Hidromorava

Sipas profesorit universitar, Riza Smaka përzgjedhja e rektorit të UP-së nuk është një lojë dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Sipas Smakës, nëse Mustafa ka vendosur të jetë në Këshillin Drejtues aty është dashur që t’i presë aplikacionet e kandidatëve për pozitën e rektorit dhe si i tillë do të duhej të qëndronte deri në fund. “Nuk është kjo lojë kur t’i teket hajt pe ndrroj e po dal prej Këshillit Drejtues dhe po bëhem rektor. Jo, jo kjo e do njëfarë rendi. Ka vendosur qe t’i presë aplikacionet e kandidatëve për rektor, i tillë do të duhej të qëndronte deri në fund. Kjo nuk është punë hajgareje”, ka thënë Smakaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.