Mobi Casa

Thaçi: Vdekja e Besim Bokshit, humbje e madhe për albanologjinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së albanologut dhe studiusit të shquar, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, albanologut dhe njërit prej studiusve të shquar të gjuhës shqipe dhe ish- kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikut Besim Bokshi.

Eco Higjiena

Ikja nga kjo jetë e akademikut Besim Bokshi, është humbje emadhe për shkencën, albanologjinë, për miqët, për kolegët dhe për shtetin e Kosovës.

Vepra e Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike, do të jenë shembull për brezat e rinj të studiuesve dhe krijuesve të vendit tonë. Kujtimi për akademik Besim Bokshin do të na jap vullnet në angazhimet për ndërtimin e vendit tonë dhe për avancimin e shkencës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bokshi, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me akademik Besim Bokshin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.