ARKATANA

Behrami i gatshëm për ndeshjen e parë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Valon Behrami ka ndërprerë në gjysmë stërvitjen e të premtes me Hamburgun.

Ai ka pasur probleme muskulore, por që, sipas mediumeve gjermane, nuk janë serioze. Mesfushori kosovar i ka dhënë fund stërvitjes pas 20 minutave për shkak të dhembjeve në pulpë të këmbës. Por nga klubi gjerman kanë njoftuar se nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe se ndërprerja e stërvitjes ishte vetëm masë parandaluese për Behramin.

ARKATANA

Reprezentuesi i Zvicrës pritet të stërvitet në fundjavë me skuadrën dhe të luajë të hënën kundër Energie Cottbusit në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë.

Behrami 29-vjeçar në fund të korrikut firmosi për tri vite me skuadrën e Bundesligës.
© KOHA.net