Mehmedi, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Freiburgut
Klubi gjerman, Freiburg, është i themeluar qe 110 vjet, shkruan tabloidi i njohur zviceran, Blick.ch.
Por asnjëherë në histori të vet nuk ka shpenzuar më shumë para sesa për një futbollist shqiptar. Anëtari i Bundesligës e kishte blerë në Dinamo të Kievit Admir Mehmedin për 6 milionë euro, shumë kjo që Freiburg nuk e ka shpenzuar asnjëherë për asnjë tjetër lojtar.
Mehmedi ka thënë se ndihet shumë krenar me këtë fakt, raporton Zëri. Mehmedi në vitin e kaluar iu pati bashkuar klubit gjerman, me të cilin ka kontratë edhe për disa vite tjera./ Zëri /


