Mobi Casa

Clinton: Ka mospajtime, por jam krenare që shërbeva me Obamën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka hedhur poshtë spekulimet në media se ka pasur përplasje ndërmjet saj dhe presidentit amerikan, Barack Obama, gjatë periudhës derisa ajo ishte në pozitë të lartë në administratën Obama.

“Lexo në libër – ne pajtohemi, ne jemi të përkushtuar për vlera, interesa dhe sigurinë, për vendin tonë së bashku. Ne kemi mospajtime si çdo partner dhe mik, sikur që jemi ne, që mund të kenë. Por, jam krenare që kam shërbyer me të dhe për të”, tha Hillary Clinton, para gazetarëve mbrëmë vonë në një vendbanim afër Masaçusetsit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Hillary dhe Bill Clinton, dhe Barack e Michelle Obama, kanë marrë pjesë së bashku në një pritje, ku ishin të pranishëm afro 150 vetë. Kjo pritje ishte e mbyllur për gazetarë.

UBT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Badhë, Eric Schultz, tha se “presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, ishin të kënaqur të kenë rast të kalojnë kohë me sekretaren Clinton dhe ish-presidentin Clinton”.

Aktualisht, zonja Clinton është treguar e heshtur lidhur me synimet e saj për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, por duket sikur të gjitha aksionet e saj, një varg i ligjëratave, turneu për promovimin e librit të saj më të ri, paraqitjet në media, janë të kalibruara kah fushata.

Më heerët, në një intervistë për revistën The Atlantic, zonja Clinton i ka fajësuar dështimet e politikës së Shteteve të Bashkuara nën presidentin Obama, për rritjen e militantëve islamikë në Irak dhe Siri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.