FIDANISHTJA

Djegia e librit, “më e pakta gjë që mund të bëhet kundër Surroit”, thonë veteranët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një grup i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Komuna e Malishevës, të hënën, rreth orës 11:00, në parkun e këtij qyteti, e kanë djegur librin e publicistit Veton Surroi, “Këmbët e Gjarprit”.

Një pako me libra, anash së cilës shkruante “Po i djegim idetë e titistëve”, është vendosur përballë shtatores së heroit Adem Jashari dhe pasi është rrethuar me një numër gazetash të dominuara nga “Koha Ditore” është bërë spërkatja e tyre me benzinë dhe u është vënë zjarri, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt. Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit Surroi mbaresën “viq” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes, Hoti ka thënë se djegia e librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij.

FIDANISHTJA

Duke e ndërlidhur më pas edhe emrin e publicistit Halil Matoshi në të njëjtën vijë dhe duke i vënë të njëjtën mbaresë, Hoti ka thënë se Surroi dhe Matoshi “me veprimet antikombëtare, siç i kanë bërë kohëve të fundit, meritojnë apo edhe duhet të shpërblehen ndryshe”.

Muajin e kaluar e njëjta organizatë pati djegur librin edhe në Ferizaj, akt ky që pati ngjallur reagime të shumta dhe qe cilësuar si vandalizëm. Autori i librit, Veton Surroi, pati reaguar me vetëm një fjali në “Facebook”: “…njëherë i djegin librat, pastaj i veshin këmishët e zeza…”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.