Bllokohet kalimi i Bashës te Catania
Skuadra e Catanias nuk ka përfunduar transferimin e mesfushorit shqiptar të Kombëtares së Shqipërisë dhe Torinos, Migjen Bashën, pasi që bisedimet janë bllokuar.
Ndonëse kishte shprehur shumë interesim, ekipi i Catanias që këtë vit do të garojë në Serie B nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit shqiptar të Torinos, Migjen Basha, raporton Sporti1.
Lëndimi i para disa kohëve i Bashës nuk është më çështje e problemit, por duket se drejtuesit e Catanias kanë çështje tjera.
Ata së pari duan të shesin kartonin e një futbollisti drejt Leedsit të Anglisë, për të siguruar fondin për arritjen e Bashës, për momentin nuk ka asgjë nga transferimi i mesfushorit shqiptar. /Telegrafi/


