Ismaili: Turneu mos të jetë një ditor!
Gjilan – Besim Ismaili Kryetar i bordit të KF Dritës u shpreh i kënaqur me klubet pjesëmarrëse dhe me lojërat e tyre të mira në turneun memorial Bezi-Raci-Reshi që organizohet nën patronatin e komunës së Gjilanit në bashkëpunim me KF.”Drita”.
Udhëheqësja e KF.Dritës është ideatore e turneut i cili do të jetë i parvjetshëm dhe do të organizohet në nderim të veprës së Selami Osmanit Bezit, Kemajl Halimit Racit e Reshat Osmanit Reshi, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për futbollin Gjilanas.
Ismaili tha se ky turne, është i dyti me radhë që organizohet nën patronatin e komunës në bashkëpunim me KF. “Drita”. Këtë vit kemi menduar të ftojmë një ekip nga Maqedonia, mirëpo kjo gjë nuk u realizua për arsye të ndryshme, por shpresojmë që vitin e ardhshëm në këtë turne të sjellim klube pjesëmarrëse nga rajoni, që ky turne të bëhet edhe më madhështorë dhe do të mundohemi që mos të jetë turne një ditor.
Ne të shtunën u mblodhëm në vendin ku Bezi-Raci dhe Reshi dhanë gjithçka çka paten gjatë kohës së tyre, na dhanë epitetin e kryeqytetit të futbollit.
Ne do të vazhdojmë t`i nderojmë figurat e qytetit tone, sepse e meritojnë dhe duke i nderuar ata, nderojmë dhe kujtojmë historinë e klubit tone tha Ismaili.
Falënderojmë klubet pjesëmarrëse, tifozët, Kryetarin e FFK , Fadil Vokrrin, Kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe të gjithë të pranishmit që ishin të shtunën në stadium./rajonipress/


