FIDANISHTJA

Bunjaku ia bënë sefte te St.Gallen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaku më në fund ka gjetur golin edhe në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës i cili gjatë këtij afati kalimtar të verës ka kaluar nga Kaiserslautern tek St.Gallen ka shënuar golin e parë në fanellën e ekipit zviceran.

Në ndeshjen e katërt për ekipin e ri në stinorin e ri të Superligës së Zvicrës, Bunjaku e ka shpëtuar St.Gallenin nga humbja eventuale në shtëpi ndaj Aarau. Mysafirët ishin ne epërsi prej dy golave nga pjesa e parë, mirëpo vendasit u rikthyen në lojë.

Uji Dea

Fillimisht shënoi Cavuseviq në minutën e 72-të, ndërsa nga humbja i shpëtoi sulmuesi kosovar Albert Bunjaku, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e gjelbër në minutën e 83-të, për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Në këtë takim për gjatë 90 minutave luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani i cili ishte ndër më të dalluarit në ndeshje. Pas këtij barazimi, St.Gallen ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me pesë pikë të grumbulluara.