ARKATANA

Laura Vorpsi: Nuk ja jap Rames…telefonin tim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Privatesia eshte e shenjte! Une nuk ia dorezoj qeverise telefonin tim! Kur ne qershor te ketij viti, fituam statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian, te gjithe u gezuam pasi ky perben nje hap shume te rendesishem per t’iu afruar familjes se madhe te “aqui communitaire”.

Natyrisht gezim te madh shprehu edhe Kryeministri Rama i cili shprehimisht tha : “Do e bejme Evropen qe te bjere ne sevda me Shqiperine”! Ne çfare sevdaje mund te bjere Evropa me nje Shqiperi ku qeveria nderhyn pa teklif ne jeten private, duke vendosur te monitoroje çdo komunikim qe behet permes celularit?!

Vendimi i Gjykates se Drejtesise se Bashkimit Evropian me date 08.04.2014 hodhi poshte direktiven Evropiane, e cila kerkonte regjistrimin e IMEI te mjeteve te komunikimit te qytetareve Evropiane.(perkatesisht Court of Justice of the European Union/ PRESS RELEASE No 54/14-Luxembourg, 8 April 2014/Judgment in Joined Cases C-293/12 and C-594/12)

Nje akt tjeter ligjor, me i madhi per nga rendesia, siç eshte “Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut ” ne nenin 7 dhe 8 parashikon se: “Çdokush duhet te respektoje jeten private, jeten familjare, komunikimet dhe se çdokush ka te drejte te ruaje privatesine e te dhenave personale mbi te”.

Uji Dea

Tentojme t’i afrohemi endrres “Evropiane”, por duke shkuar haptazi kunder vendimeve unifikuese. Do te benim mire qe t’i perqasnim ne legjislacionin tone, ashtu sikurse e kerkon edhe marreveshja e te drejtave dhe detyrimeve e familjes Evropiane, por le te kthehemi tek delet tona siç thone francezet: ne nenin 36 te ligjit themeltar te Republikes se Shqiperise, parashikohet shprehimisht se “Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose çdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara me ligj”.

Perpos te gjitha ligjeve qe e ndalojne kete nderhyrje te qeverise, ne jemi njerez me dinjitetin dhe moralin tone, te cilin zhberja e ligjit nuk e zhben dot!

Te gjithe ne, nese duam nje jete me te mire tonen sot dhe neser per femijet tane, nuk duhet kurrsesi te pranojme nje cenim te tille, denigrues e poshterues, ngushtesisht kaq personal!