Kuqi merr vëllanë te Honka
Trajneri kosovar, Shefki Kuqi, ka transferuar te skuadra Honka, vëllanë e tij të vogël, Albert Kuqi, njoftojnë mediumet finlandeze.
Alberti 22-vjeçar me Honkan ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrës Haka.
Ai tashmë ka filluar stërvitjet me Honkan dhe në fundjavë pritet të aktivizohet në ndeshjen kampionale kundër Mariehamnit të dielën.
“Alberti ka stërvitur me ekipin tonë për një kohë të gjatë dhe prezenca e tij e fuqishme në sulm do të sjellë rrezik në zonën kundërshtare”, ka thënë ndihmëstrajneri i Honkas, Boris Wistuba.
Pas 22 xhirove të zhvilluara në kampionatin finlandez, Honka renditet në pozitën e parafundit me 23 pikë të mbledhura.
© KOHA.net


