Mobi Casa

Gati turneu memorial në futboll që i kushtohet “Bezit”, “Racit” dhe “Reshit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Bujar Haziri, ka thënë se komuna e Gjilanit e ka mbështetur këtë turne me mundësitë e saj, duke nderuar tri figurat e çmuara që dhanë shumë për futbollin gjilanas.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit zotit Lutfi Haziri, në bashkëpunim me drejtorin e Kulturës dhe klubin e futbollit “Drita”, nesër mbahet turneu memorial në futboll kushtuar tri figurave që dhanë kontribut të madh për sportin gjilanas dhe atë kosovar: Selami osmani – “Bezi”, Kemajl Halimi – “Raci” dhe Reshat Osmani “Reshi”.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Bujar Haziri, ka thënë se komuna e Gjilanit e ka mbështetur këtë turne me mundësitë e saj, duke nderuar tri figurat e çmuara që dhanë shumë për futbollin gjilanas.

“Komuna e Gjilanit me të gjitha mundësitë tona e ka mbështetur këtë turne. Tri figurat e nderuar meritojnë t’i kujtojmë në mënyrën me të mirë sepse dhanë shumë për futbollin gjilanas, e që tashmë njihet si qytet i futbollit në nivel Kosove dhe në rajon”, tha Haziri.

UBT

Nga ana e tij, Besim Ismaili – kryetar i bordit të klubit futbollistik “Drita”, tha se për këtë turne është ftuar “KF Trepca” nga Mitrovica, “KF Ferizaj” dhe “KF Gjilani”.

“Ky turne është me rëndësi të veçantë për futbollin në nderim të figurave gjilanase. E falënderojmë kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që na ka dhënë. Synojmë që në të ardhmen të sjellim edhe klube nga rajoni për ta bërë sa më madhështor turneun. I ftojmë futbolldashësit që të marrin pjesë sa më shumë në këtë turne”, ka thënë Ismaili.

Turneu fillon në ora 15:00 në stadiumin e qytetit, ndërsa hyrja është falas për të gjithë futbolldashësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.