ARKATANA

1200 studentë, peng i mosmarrëveshjeve mes MASHT-it dhe Agjencisë së Akreditimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.

Rreth 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit ndjekin programe studimi, të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.

UBT

AKA-ja qëndron prapa vendimit që këto programe nuk janë të akredituara dhe as që do të akreditohen, ndërsa ekspertët e arsimit janë të mendimit se ministri i Arsimit, Ramë Buja, përveç që ka marrë një vendim të paarsyeshëm, ka bërë edhe shkelje të ligjit.

Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë – Kimi (BA), Biologji – Kimi (BA), Matematikë – Informatikë (BA), Teknologji informative (BA), Histori – Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit, për periudhën njëvjeçare.

“Akreditohen për një periudhë njëvjeçare në Prishtinë (1 tetor 2010 – 30 shtator 2011) me kusht të transferimit të tyre në departamentet përkatëse në UP”, thuhet në vendimin e Agjencisë. Ferdie Zhushi, e cila drejton Bordin e Agjencisë së Akreditimit, ka thënë se AKA-ja nuk i ka akredituar këto programe, dhe se institucioni të cilin e drejton qëndron prapa vendimit për mosakreditim të atyre programeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.