Napoli, presion për të nënshkruar me Mustafin
Skuadra e Napolit nuk po lëshon ‘pe’ për ta siguruar nënshkrimin e Shkodran Mustafit.Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në këtë afat kalimtar.
Pas interesimit të disa skuadrave nga Gjermania dhe Valencia nga Spanja, në garë për nënshkrimin e tij është edhe Napoli.
Krerët e kësaj skuadre, siҫ njoftojnë mediat italiane, janë shumë të interesuar për të nënshkruar me futbollistin nga Gostivari.
Për këtë, ata tashmë kanë kontaktuar krerët e Sampdorias, mirëpo këta të fundit nuk po lëshojnë ‘pe’ dhe nuk duan të dëgjojnë për oferta nën vlerën e 15 milionë eurove.


