Hitzfeld: Behrami, lojtar i madh
Trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka përgëzuar Hamburgun që u përforcua me Valon Behramin, por edhe futbollistin kosovar që e pranoi ofertën e gjermanëve. Strategu gjerman, i cili u pensionua me të përfunduar Kampionati Botëror, ka thënë se ekipi nga Bundesliga ka bërë përforcim jashtëzakonisht të madh.
Hitzfeld thotë se Behrami është nj lider i madh në fushë, pasi i njeh mirë kualitetet e tij, nga puna e përbashkët e tyre në skuadrën helvetike.
Sipas 65 vjeçarit, Behrami është shumë i ngjashëm me futbollistin legjendar të Holandës, Mark van Bommel. “Behrami është një ‘lider agresiv’, siç ishte dikur Mark van Bommel. I mirë në pasime, dhe teknikisht është shumë i mirë. La shpirt luftarak dhe misioni i tij është triumfi”, ka deklaruar Hitzfeld për tabloidin e famshëm gjerman, “Bild”.
Behrami iu bashkua të dielën Hamburgut. Ky i fundit i pagoi Napolit një dëmshpërblim prej rreth 3.5 milionë euro për Kosovarin. Hitzfeld thotë se Hamburgu nuk ka gabuar për këtë investim, cili është i bindur se do të del i qëlluar.
Behrami ka nënshkruar kontratë tri vjeçare dhe raportohet se është shumë i kënaqur me pritjen dhe kushtet që iu kanë ofruar. /Zeri

