United Hospital

De Biasi: Meha, humbje e madhe!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëndimi i Alban Mehës do t’i prishë punë edhe Kombëtares së Shqipërisë, e cila në muajin shtator nis eliminatoret për “Euro 2016″ që do të mbahet në Francë.

Meha, në vitin 2012, ka debutuar për Kombëtaren shqiptare dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje dhe ka shënuar dy gola. Njihet si specialist i goditjeve të lira. Për këtë është ndër më të njohurit në Gjermani. Trajneri Gianni De Biasi deklaroi për “Panorama Sport” se Meha është një humbje e madhe për ndeshjen e parë kundër Portugalisë në transfertë më 7 shtator dhe se është i shqetësuar për gjendjen e repartit të mesfushës.

FIDANISHTJA

“U përpoqa të flas vetë me Albanin, por sot (dje) ishte e pamundur. Thjesht asistentët e mi kanë diskutuar me përgatitësin atletik të Paderbornit dhe jemi në dijeni të situatës. Jemi të pafat. Kemi humbur të vetmin lojtar në kombëtare që mund të bëjë gol nga 25 metra dhe e kemi humbur para ndeshjes kundër Portugalisë… Më keq nuk mund të bëhej, duke qenë se edhe Rama me Roshin e Bashën nuk po kalojnë momente të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të paraqitemi në mënyrë dinjitoze dhe të kompensojmë një mungesë kaq të rëndësishme”, deklaroi trajneri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.