Xhemaili, një prej dëshirave të Rossonerëve
Dy disfata të thella në duelet e para miqësore si dhe mangësitë e mëdha në mesfushë, kanë shtyrë trajnerin e ri të Milanos Pippo Inzaghi, të kërkoj një mesfushor cilësorë i cili do mbulonte edhe pikat e dobëta të rossonerëve në këtë repart.
Tashmë gjiganti italian ka përpiluar një listë prej shtatë mesfushorëve, prej të cilëve njëri prej tyre me shumë mundësi do të zbresë në San Siro, ndërsa Blerim Dzemaili mbetet dëshira më e madhe e tyre.
Emrat e mesfushorëve që kërkohen nga Milano krahas shqiptarit nga Tetova janë edhe Jordy Clasie (Feyenoord), Adrien Rabiot (Paris Saint Germain), Ever Banega (Valencia), Clement Grenier (Lyon), Georgie Wijnaldum (PSV Eindhoven) dhe Marcelo Brozovic (Dinamo Zagreb).


