Ambasadori amerikan: Kosova të mos ngutet me Ushtrinë!
Për ushtrinë e Kosovës ka folur edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.
Ai ka thënë për të përditshmen serbe në Beograd “Blic” se Kosova nuk duhet të ngutet me Ushtrinë dhe se ajo duhet të formohet në koordinim me partnerët në NATO dhe SHBA.
Deklarata e Scott vjen pas paralajmërimit të Presidnetit Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Veseli për iniciativën ligjore për transfomrmin e FSK në Ushtri. Për këtë janë treguar më të matur Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.


