UBT

Qumështarët kërcënojnë me bllokim të kufijve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prodhuesit dhe Përpunuesit e Qumështit u kanë dhënë ultimatum institucioneve përgjegjëse që brenda pesë ditëve të ardhshme t’ua plotësojnë kërkesat e tyre, ose në të kundërtën do të bllokojnë pikat kufitare.

Ramadan Mema, kryetar i Shoqatës se Përpunuesve të Qumështit ka thënë për Tribuna se kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që t’i mbrojnë prodhimet vendore, siç është e paraparë me rregullore dhe marrëveshje të nënshkruara. Ai ka sqaruar se kanë pasur takim me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.

FIDANISHTJA

“Na kemi pasur një takime me zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe e kemi pasur një diskutim, ata kanë kërkuar pesë ditë kohë në mënyrë që të ndërmarrin diçka, ne jemi skeptik që do të ndodhë diçka”, është shprehur ai.