FIDANISHTJA

Kukeli, lojtari i javës në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Burim Kukeli është cilësuar si futbollisti i dytë më i mirë i javës në kampionatin zviceran. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është rikthyer fuqishëm pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në fillim të sezonit të kaluar.

Sipas votimit të tifozëve në uebsajtin “sport.ch”, 27- vjeçari ka marrë një numër të lartë votash, duke u renditur pas shokut të skuadrës, Jasin Çikahoui. Ky i fundit shënoi dy golat në fitoren 2-1 të Zyrihut kundër Thunit të mërkurën në kampionat. “Rikthim i pabesueshëm i Burim Kukelit në fushat e blerta. Për të pasur një performancë të tillë pas një dëmtimi aq të rëndë duhet një përgatitje fizike çnjerëzore, por duhet edhe një karakter i hekurt.

Uji Dea

Djaloshi i ka pasur të dyja dhe ky është një fat i madh për të dhe për Zyrihun që ka “blerë” një mesfushor të shkëlqyer këtë vit”, shkruhej në artikullin që i dedikohej Kukelit. “Ishte përvojë e hidhur dhe e pabesueshme, e cila më rëndoi shumë psikologjikisht. Sigurisht që nuk harrohet lehtë, por unë ia kam dalë mbanë dhe familja më ka mbështetur maksimalisht për t’i tejkaluar të gjitha. Gjithçka përfundoi mirë dhe tani ndiej përsëri erën e barit”, ka thënë Kukeli pas ndeshjes. Kukeli karrierën e nisi në vitin 2001, kur luante për skuadrën e Solothurnit. Në këtë skuadër qëndroi deri në vitin 2003 e më pas kaloi dy vite te skuadra e Vangen bei Olten.

Nga viti 2005 deri më 2006 luajti për Zofingenin, pastaj një vit luajti për Schotz, derisa nga viti 2008 deri më 2012-n luajti 103 ndeshje për Luzernin. Që nga viti 2012 është pjesë e Zyrihut. Ai ka zhvilluar edhe katër ndeshje për Kombëtaren e Shqipërisë, por që për shkak të lëndimit nuk pati rastin të paraqitej më, ndonëse për trajnerin Xhani de Biazi ishte ndër lojtarët kyç në mesfushë.