Hidromorava

Sinani i bindur se me kohë do t`i realizojë të gjitha projektet e planifikuara

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve Begzad Sinani ka thënë se fillimi dhe përmbyllja me sukses e projekteve në Komunën e Kamenicës do të bëhet sipas planit të projektuar nga qeverisja komunale.

“Projektet e planifikuara nga të hyrat vetanake dhe grandet e qeverisë do të përfundojnë së realizuari deri më 30 shtator 2017” ka thënë Sinani.

Sinani në këtë takim ka thënë se qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për shumë vite./rajonipress/

Këshilli i drejtorëve diskutoi për projektet që do të fillojnë të realizohen këtë vit

Këshilli i Drejtorëve e mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën drejtorët e njoftuan kryetarin Begzad Sinani, me zhvillimin e aktivitete e tyre në realizimin e projekteve të planifikuara nga qeveria Komunale.

Mobi Casa

Kryetari kërkoi angazhimin e Drejtorëve dhe stafit të tyre që projektet e planifikuara deri më 31 shtator të përfundojnë të gjitha.

Ai tha se me ketë së bashku me ju ne po përmbushën premtimet e dhëna gjatë fushatës para qytetarëve të Kamenicës, duke i rrumbullaksuar realizimin e shumë projekteve. Pas përfundimit të objektit të shkollës në Roganë, asfaltimet e disa rrugëve, si objekte kapitale që janë në përfundim, që së shpejti do t’i inaugurojmë janë objektin e ri të komunës, palestrën sportive.

Po ashtu edhe furnizimi i shkollës Roganës me rekuizita sportive. Shumë projekte do të realizohen këtyre muajve në infrastrukturë si kanalizimi në Shipashnicë të Epërme, Karaçevë e Poshtme, Busavatë, projekte këto të mbetura në gjysmë, do të rrumbullakohen ujësjellësi në Kopernicë, Kololeq Shipashnicë e Epërme, Koretin si dhe projekti i madh i ujësjellësit për furnizimin me ujë të disa fshatrave: Dajkoc, Muçivërc, Roganë, Hodonoc dhe Novosellë, pastaj asfaltimi i rrugës kryesore në Kopernicë, Asfaltimet ne qytet dhe fshatra Stadiumi i qytetit, ura në fshatin Topanicë, objekti i ri shkollor në Busavatë, investimet në fushën sportive në Kamenicë, në shtëpinë e shëndetit, si dhe projekte tjera.

Drejtorja e buxhetit njoftoi se këtë vit kemi një rritje të pagesës së tatimit në pronë për 15%. Në këtë takim ishte komandanti i njësisë së zjarrfikësve, Riza Bunjaku dhe drejtori i QKMF-së, Rabit Dërmaku, të cilët njoftuan për situatën e përfolur para disa ditëve për mungesën e karburanteve. Drejtori i QKMF-së, Dërmaku tha: se “QKMF-ja nuk kemi pasur kurrfarë problemi me karburante, çdo ditë i kemi kryer shërbimet ndaj pacientëve duke i bartur ata për Gjilan, Prishtinë, dalje në terren, si edhe kemi pasur tri raste të pacientëve serbë të kemi bartur deri në Mitrovicë të gjitha autoambulancat kanë qenë kryer shërbimet shëndetësore”.

Ndërsa u kërkua që të sqarohet prononcimi për në Tv. Klan, i Riza Bunjakut, komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Kamenicë. Sinani e pyeti komandantin se a ka ndodhur që në mungesë të karburanteve mos të kenë intervenuar në ndonjë rast – përgjigja e Bunjakut ishte se nuk kishte ndodh asnjë rast, ndërsa për informatën se zjarrfikësit e Kamenicës a kanë intervenua në territorin të Serbisë, tha se e vërteta ishte se ata kishin intervenuar në territorin e Kosovës.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.