United Hospital

Bunjaku, në Zvicër për sukses

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Albert Bunjaku synon të ketë eksperiencë të suksesshme në Zvicër, ku u kthye pasi i kaloi tetë vjet në futbollin gjerman.

Sulmuesi kosovar iu bashkua St. Gallenit, me të cilin nënshkroi për tri vjet, ndërsa premton gola dhe paraqitje të mira.

“Jam mjaft i kënaqur që jam kthyer me familjen time. Ndihemi shumë komod, shpresoj t’i kem tri vjet të suksesshëm këtu”, deklaroi 30 vjeçari për “Sport.ch”.

Fundamenti

“Gjithmonë e kam menduar të kthehem në Zvicër. Drejtuesit e klubit ishin mjaft të hapur me mua dhe më kanë bindur plotësisht të vi këtu, edhe pse kisha oferta nga liga e dytë gjermane”, vazhdoi përfaqësuesi shqiptar.

Në Zvicër, atë e kërkoi vetëm St. Gallen dhe nuk u mendua dy herë, duke e pranuar këtë ofertë. Ish përfaqësuesi zviceran mendon se e ka bërë zgjedhjen e duhur./zeri/