Uji Dea

Mjekësia ua mohon studimin nxënësve pa drejtim përkatës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për gati një vit, Genc N. i ishte përkushtuar qind për qind vetëm kursit të lëndës së kimisë. Kishte synim të regjistrohej në Departamentin e Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë të universitetit “Hasan Prishtina”, shkruan sot Koha Ditore.

E kishte marrë me shumë seriozitet përgatitjen, pasi që kishte lënë edhe punën prej disenjatori në njërën prej kompanive në Prishtinë.

ARKATANA

Kursi i zgjati tetë muaj dhe i kushtoi mbi 300 euro. Mirëpo “ëndrra” dhe përkushtimi e tij nuk u finalizuan. Në ditën kur shkoi për t`i dorëzuar dokumentet për regjistrim pak javë më parë në fakultet, kuptoi se nuk kishte të drejtë të aplikonte. Aty i thanë se nuk e kishte shkollimin e mesëm në lëmin e mjekësisë. Ai kishte përfunduar gjimnazin e filologjisë “Eqrem Çabej”.

“Është e palogjikshme kjo. Vërtet kam mbetur pa fjalë. Unë e dija se deri tash kanë pasur të drejtë të aplikojnë të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe ata nga gjimnazet. Kur shkova në fakultet, një punëtor i sigurimit më tha se këtë vit ka ndryshuar sistemi. Askush nuk e ka ditur më herët”, tha ai.