ARKATANA

Behrami vendos: Interi ose Atletico Madridi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Agjenti i Valon Behramit ka konfirmuar se Valon Behrami ose do të përfundojë te Interi ose te Atletico Madridi.

Agjenti i futbollistit kosovar, Valon Behrami, Giovanni Branchini, ka sqaruar për mediat italiane pozitën e klientit të tij.

Fundamenti

Sipas Branchinit, Valoni është në negociata të mira me dy skuadra: Një nga Italia, që besohet te jetë Interi, dhe një nga Spanja e që është Atletico Madridi.

“Valo Behrami për momentin është afër dy klubeve: Një italian dhe një spanjoll”, ishin fjalët e Branchinit, transmetojnë mediat në Itali.