Haliti priti në takim nënkryetarin e Lidhjes Shqiptare në Botë Sebastian Nuiqin
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në një takim nënkryetarin e Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, njiherit edhe kryetar i Lidhjes së shqiptarëve në Gjermani Sebastian Nuiqin.
Haliti fillimisht e njoftoi z.Nuiqi për aktivitetet e Institucioneve komunale të Vitisë dhe të arriturat në fusha të ndryshme.
Në takim u bisedua dhe u shqyrtuan mundësit e binjakëzimit të komunës së Vitisë me komunën e Eshbonit që gjendet në afërsi të Frankfurtit të Gjermanisë.
Kryetari Haliti me këtë rast, i dha një mirënjohje z.Nuiqi për kontribut në çështjen kombëtare./rajonipress/


