UBT

Berisha, e impresionon trajnerin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Besart Berisha e ka impresionuar trajnerin e tij të ri, Kevin Muscat gjatë përgatitjeve për sezonin e ri. Ylli kosovar iu bashkua ekipit Melbourne Victory nga Brisbane Roar, ndërsa e ka shfaqur talentin e tij qysh në fillim.

Dhe, kjo i ka rënë në sy trajnerit të tij edhe në fitoren 3:0 ndaj Bentleigh Greens. “Ai duket se është ambientuar menjëherë. Berisha, së bashku me Carl e Matthieu, e treguan veten sonte”, deklaroi trajneri Muscat për uebfaqen zyrtare të klubit.

Eco Higjiena

Melbourne do të udhëtojë drejt Perth më 20 gusht, për ta zhvilluar një ndeshje me Bayswater në FFA Cup. Berisha, dikur përfaqësues i Kombëtares shqiptare, i fitoi dy tituj të kampionit me Roar, para se të largohej muaj më parë, për ta vazhduar karrierën në një tjetër skuadër australiane. /Zëri/