Eko Higjiena

Avdijaj shënon në fitoren e thellë të Schalkes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Schalke ka shënuar fitore me rezultat 11-1 kundër ekipit që bën gara në Fussball-Bayernliga, Sportbund DJK Rosenheim.

Sulmuesi i ri shqiptar Donis Avdijaj u regjistrua në listën e golashënuesve duke realizuar pikërisht golin e fundit (84’).

Eric Maxim Choupo-Moting, Tranquillo Barnetta, Marco Hoeger dhe Max Meye shënuan nga dy gola. Ndërsa Chinedu Obasi dhe Sead Kolasinac i shënuan dy golat e mbetur për Schalken. Golin e nderit për Rosenheimin e realizoi Emre Aykac.

UBT

Këtë edicion do ta kemi kënaqësinë të shohim edhe një futbollist kosovar në Bundesligan gjermane. Avdijaj shihet si lojtar shumë premtues dhe është ftuar në ekipin e parë të Schalkes.

Sulmuesi kosovar është ftuar nga trajneri Jens Keller për t’i sfiduar sulmuesit Jan Klaas Huuntelaar dhe Jeferson Farfan. /Telegrafi/