Januzaj futet në mesin e legjendave: Merr numrin 11 në fanellë te Man Utd
Adnan Januzaj do ta pasojë legjendën Ryan Giggs në rrugëtimin me numrin 11 në fanellë te Manchester United.
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, është nderuar nga krerët e klubit të Manchester Unitedit.
Në disa fotografi që po qarkullojnë në internet pas prezantimit të fanellave të Unitedit, është zbuluar fanella e re e Adnanit.
Ai nuk do ta vesh më fanellën me numër 44, mirëpo atë me numër 11.
Këtë fanellë tash e më shumë se 20 vjet e mbajti në trup legjenda Ryan Giggs.


