Uji Dea

Kuçi: Qeveria do të japë mendim pozitiv për transformimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për paralajmërimin e transformimit të FSK-së në ushtri ka folur zv.kryeministri, Hajredin Kuçi. Kuçi për Express ka thënë se ky proces është i domosdoshëm edhe në funksion të mbrotjes së tërësisë territoriale, të qytetarëve dhe pronës së tyre.”Iniciativa për formimin e ushtrisë së Kosovës është një proces i plotësimit të institucioneve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale të fushës së sigurisë.

Ishte proces i gjatë dhe rezultat i angazhimeve të qytetarëve tane qe nga koha e ambicieve tona per liri dhe pavaresi dhe natyrshem sublimon vijimesine e ketyre perpjekjeve.

Eshte nje proces i natyrshem pas trasformimit te UÇK-se, TMK-se dhe rishikimit te sektorit te sigurise vite me pare gjithmone ne partneritet nderkombetar”- ka sqaruar Kuçi.

Eshte proces i doemosdoshen edhe ne funksion te mbrotjes se teresise territoriale, te qytetareve dhe prones se tyre.

Hidromorava

Tutje Kuçi ka thënë se Ushtria e Kosoves do te jete e ngritur mbi vlerat kombetare, por do te mbroj çdo qytetare te vendit pa dallime etnije si dhe do te jete partnere e NATO-s dhe bashkepunuese me KFOR-in ne dobi te paqes ne vendin tone dhe ne bote, aty ku eshte nevoja.

“Sot secili komunitet pakicë në Kosovë, është integruar në Forcat e Sigurisë së Kosovës më mirë se në të gjitha institucionet tjera. Kjo i jep edhe më shumë kuptim gjithpërfshirës Ushtrisë së ardhme të Kosovës dhe është një motivim shtesë për të gjitha komunitetet, përfshi serbët e Kosovës që ta mbështesin e ta votojnë atë pa dallim.

Tanime kjo çeshtje eshte ne procedure te inicuar nga Presidenti dhe Kryesia e Kuvendit proceduralisht do ta dergoj ne Qeveri e cila shpejt do ta jep medimin pozitiv.

Ushtria e Kosoves do te jete profesionale, shume etnike, do te jete e gjithe qytetareve pa ngjyrime politike, do te jete Ushtri e paqes dhe ne funksion te paqes cdo here”- tha Kuçi për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.