UBT

Djali i Kadri Roshit: Edhe mushkat rrëzohen në rrugën që mban emrin e tim ati

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kadri Roshi, emrin e legjendës së skenës shqiptarë sot e mban një rrugicë qorre diku në periferi të Tiranës, në Yzberisht. Ndërsa 90 vjetori i ditëlindjes së Artistit të Popullit as nuk u kujtua me ndonjë aktivitet nga ministria e Kulturës.

“Erdhi koha e ko… koç… kokoshave… “ thotë Kliti Roshi, djali i aktorit të madh i cili u nda nga jeta në 2007. Tepër i indinjuar Kliti Roshi thotë se po kërkohet të zhduken figura të mëdha për të ngritur në pjedestal aktorë të rinj të sotëm të cilët para figurave të mëdha si ajo e babait të tij nuk janë asgjë.

“Emrin e Kadri Roshit ia vunë një rrugice qorre tek spitali 5 në Tiranë. Më pas mora vesh që ia kishin hequr dhe ia kishin vënë një rrugice qorre në Yzberisht. Në atë rrugë edhe mushka po të vejë do rrëzohet. Ndërkohë që disa emra të tjerë që mund të kenë kontribuar por kryesisht duke u nisur nga ana komerciale për interesat e veta personale kanë emrat kryesore.

Unë mbase gjykoj me subjektivizëm këtë rast por më thoni ju? Përgjigjen e kam gjetur: Cdo gjë nis tani me mua. Pra të zhduket, jo të harrohet, sepse nëse dal unë përballë jush si brezi i vjetër, vlera e aktorit të ri do të bjerë para aktorit të madh. Zhduk malin të duket shkretëtira… Erdhi koha e ko… koç… kokoshave… “ thotë Kliti Roshi, aktori dhe djali i artistit të madh për Ora News.

Fundamenti

Madje ai kujton edhe 65 vjetorin e Teatrit Kombëtar, kur familjes së aktorit që vuri gurët e themelit në këtë institucion nuk iu dërgua asnjë ftesë.

“Në kohën që ka qenë Kristaq Skrami drejtor i Teatrit Kombëtar për 65 vjetorin e Teatrit, familjes së Kadri Roshit nuk i ka ardhur ftesë. Kur kam shkuar për t’i kërkuar ftesë si artist por dhe si djali i këtij njeriu që ka vënë gur themeli në këtë institucion unë desh jam rrahur” tregon Roshi.

Por nuk është harruar vetëm figura e Kadri Roshit, janë harruar dhe figura të tjera si ajo e Naim Frashërit.

Për aktorin e njohur bëhet për një qëllim “të zhduket mali të duket shkretërira”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.