Aksidentalisht humb jetën një serb
Gjilan – Policia e Kosovës në Ranillug është njoftuar për një aksident në fshatin Domorovc komuna e Ranillugut. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri sa viktima Serb Shtetas i Kosovës (1960) deri sa ka qen duke drejtuar traktorin e tij në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin që e drejtonte duke u rrokullisur, jashtë rrugës.Disa persona që kanë qen në vend ngjarje si dëshmitarë e kanë dërguar me urgjencë viktimën e lënduar rëndë në ambulanten e Ranillugut ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekut kujdestar ai ka mundur vetëm ta konstatoj vdekjen e tij, si pasoj e plagëve të marra në vet-aksident.
Ekipi i policisë së Kosovës nga hetimet Rajonale kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur informacione nga dëshmitarë okular. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit tu dorëzohet familjarëve.
Rasti i kompletuar dorëzohet në Prokurori njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


