Besnik Hasi kërkon edhe Superkupën e Belgjikës
Trajneri nga Gjakova, Besnik Hasi, i cili drejton skuadrën e famshme belge, Anderlecht, në një konferencë për shtyp, ka folur për finalen e Superkupës së Belgjikës që skuadra tij e zhvillon të dielën përballë Lokeren.
Hasi i cili e bëri Anderlechtin kampion këtë edicion, e parasheh një ndeshje të vështirë atë me Lokorenin, por beson në fitoren e skuadrës së tij.
“Kjo është loja e parë e sezonit dhe natyrisht ne dëshirojmë një fillim sa më të mirë, andaj ne do të kërkojmë që ta fitojmë Superkupën. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë përballë Lokorenit, por ne duhet të bëjmë të pamundurën për të fituar për mbështetësit tanë”, deklaroi Hasi.
Ndeshja Anderlecht – Lokoren luhet ditën e diel duke filluar nga ora 18:00./Indeksonline/

