Mobi Casa

Dita 2: Isa Mustafa, asnjë urim ‘ndërkombëtar’

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Isa Mustafa dje nuk mori as lule. Kreu i LDK-së doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës si kryeparlamentar i zgjedhur, por mënyra se si u zgjodh ai po kontestohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Partia e Hashim Thaçit sot iu drejtua zyrave të Gjykatës Kushtetuese ku deponoi lëndën për të kërkuar pezullimin e zgjedhjes së Mustafës në krye të legjislativit.

Përvec duartrokitjeve të 65 deputetëve që e votuan, Mustafa nuk mori urime nga asnjë ambasadë e akredituar në Kosovë, gjë që ndodh zakonisht kur dikush zgjedhet në një post të lartë institucional.

FIDANISHTJA

Isa Mustafa dje u urua nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, por jo edhe nga kryeministri Edi Rama.

E sot, Mustafa mori vetëm edhe një urim… atë e urojë, ish kreu i Kuvendit, Nexhat Daci. Të tjerë nuk pati sot që e uruan. Sigurisht se kështu do të jetë edhe nesër edhe në ditët në vazhdim, derisa Kushtetuesja ta thotë fjalën e vet.