UBT

Kthim i nevojshëm i pedagogëve nëpër shkolla ​

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mungesa e pedagogëve dhe e psikologëve ndikon në rritjen e dhunës në arsimin parauniversitar.

Prej pasluftës shumica e institucioneve parauniversitare kanë mbetur pa pedagogë e psikologë. Ky veprim konsiderohet i gabuar, dhe sipas njohësve të arsimit pretendohet se ka rritur edhe dukurinë e dhunës nëpër shkolla, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Përgjysmë më pak do të kishte parregullsi e shqetësime në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë po të kishin një pedagog ose psikolog në shkollë. Këtë përllogaritje po e bën çdo vit drejtori i kësaj shkolle, Osman Vitia.

Punësimin e pedagogëve dhe të psikologëve në arsimin parauniversitar, zyrtarë nga Ministria e Arsimit thonë se janë duke e marrë seriozisht, por, sipas tyre, gjithçka varet nga mjetet financiare.