UBT

Haziri: Janë bërë përparime të dukshme në gjashtëmujorin e parë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sokol Haziri tha për rajonipress se në gjashtëmujorin e parë janë bërë përparime të dukshme në shumë aspekte.

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) është e përkushtuar maksimalisht që të ju ofroj shërbime publike sa më cilësore për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie. Kështu thotë për rajonipress Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike në Gjilan.

Sokol Haziri tha se në gjashtëmujorin e parë janë bërë përparime të dukshme në shumë aspekte. “Është kryer me sukses mirëmbajtja dimërore e rrugëve dhe tanimë po përfundojmë edhe me sanimin e gropave dhe dëmeve tjera me anë të programit të mirëmbajtjes verore. Është në përfundim sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal”.

Haziri tha se është përfunduar ndërtimi me kubëza i dy rrugicave brenda varrezave të qytetit. Gjithashtu është rregulluar me kubeza rruga dhe është bërë ndriçimi publik te komuniteti i avokatëve.

Fundamenti

Sipas tij është lëshuar në përdorim ujësjellësi në Zhegër dhe është në përfundim e sipër ai në Nasal e Kmetoc.

Haziri thotë se janë shtruar me zhavor 22,5 km rrugë në fshatrat Gadish, Kishnapol dhe Sllakoc.

Ndriçimi publik është zgjeruar në qytet e fshatra dhe në shtator kemi planifikuar që i njëjti të jetë i përfunduar në të gjitha vendbanimet e komunës së Gjilanit.

“Janë këto vetëm një pjesë e angazhimeve tona nga gama e gjer e veprimtarisë së drejtorisë së shërbimeve publike “tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: