Mobi Casa

Kadri Veseli vizitoi Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, gjetja e një zgjidhjeje për kampusin universitar, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli së bashku me këshilltarin tij kryesor Ilmi Ramadani, kanë vizituar Universitetin “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi, prorektorët, dekanët dhe sekretari i përgjithshëm i Universitetit.

Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, gjetja e një zgjidhjeje për kampusin universitar, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Paraprakisht Rektori Bajram Kosumi prezantoi para Kryetarit të Kuvendit të arriturat që janë shënuar dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet.

Mobi Casa

Ai e falënderoi kryetarin Veseli për interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po i bënë Universitetit “Kadri Zeka”, duke kërkuar nga ai që t’i adresoj shqetësimet që janë ngritur në këtë takim të cilat kërkojnë përgjigje nga institucionet qendrore.

Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli është impresionuar me të arriturat e UKZ-së, si universitet me katër vite themelim, dhe ka ofruar mbështetje në zhvillimin e mëtutjeshëm.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më pas ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mehmet Zylfiu dhe disa nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, me të cilët ka diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë.

Ai u ka thënë studentëve se institucionet e vendit janë duke punuar për zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë institucionet arsimore në përgjithësi në ngritjen e cilësisë dhe eliminimin e defekteve burokratike, derisa ka kërkuar që të ketë një angazhim nga të gjithë për të përmirësuar gjendjen që ka të bëjë me tregun e punës për të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë shkollimin adekuat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.