Premton Muja bën histori, shënon 100 gola
Gjilan – Futbollisti Gjilanas, Premton Muja në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Dukagjinit përpos që i ka siguruar skuadrës së tij tri pikë për kreun e tabelës, ai ka shënuar golin e 100 në karrierën e tij i cili tani e 15 vite asnjëherë nuk ju nda topit magjik të futbollit.
“Arusha” siç e thërrasin dashamirët e futbollit, plotësisht kanë pasur të drejt pasi në të vërtet edhe ka qenë “Arushë” për portat kundërshtare.
“Është kënaqësi ta festosh një jubile prej 100 golave, asnjëherë nuk e kam ndjekur këtë jubile por ky jubile ka ardhur falë shënimeve të cilat i kam bërë gjatë karrierës sime dhe dua të theksoj se asnjëherë nuk kam shënuar nga pika e bardhë (penaltia), të gjithë këta gola kanë qenë në ndeshjet kampionale ndërsa kam të evidentuar edhe 6 gola në Kupën e Kosovës”, shprehet futbollisti Muja.
Premton Muja pas këtij jubileu kujton si sot golin e parë në karrierën e tij të gjatë futbollistike.
“Isha 17 vjeçar debutova në fanellën e Gjilanit dhe shënova në portën e Kosovës së Prishtinës, dhe pastaj duke vazhduar gjerë më sot”.
Futbollisti gjilanas njëherit është edhe pedagog i kulturës fizike gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë klube të Kosovës dhe jashtë saj.
“Është e vërtet isha futbollist i Gjilanit, KEK-ut, Drenicës, Fushë Kosovës, Besës ndërsa tani jam futbollist i Vllaznisë së Pozhoranit, ndërsa jashtë futbollit të Kosovës isha në Hlucin të Qekisë dhe në Elbasan të Shqipërisë”.
Muja me kualitetet që ka pasur, ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në të gjitha grup moshat por izolimi i futbollit Kosovar në arenën ndërkombëtare ka bërë të vetën.
Pedagogu dhe futbollisti i Vllaznisë së Pozhoranit Muja ka bërë të ditur për të ardhmen e tij.
“Tani gjithçka jam duke dhënë nga vetja për klubin e Vllaznisë, jemi një klub me futbollist, trajner e kryesi shembullore, me pak fat mund të inkuadrohemi në Superligë”.
Muja tani 31 vjeçar për fund të karrierës as që mendon.
“Po ndihem shkëlqyeshëm, në Pozhoran më kanë pritë mjaft mirë do ta jap më të mirën për klubin e Vllaznisë ky mes e meriton një gjë të tillë, ndërsa sa i përket pensionimit ende as që e mendoj një gjë të tillë”, ka përfunduar Premton Muja./rajonipress/


