Eko Higjiena

Zv. kryetari i komunës së Ulqinit Met Gjoni qëndroi në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv.kryetarin e komunës së Ulqinit Met Gjonin, me të cilin kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit ndër komunal mes të dyja komunave.

Fillimisht kryetari Haliti e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, me theks të veçantë për sferën e bujqësisë dhe kualitetit të tokës që posedon komuna e Vitisë.

Ai e ka njoftuar edhe me historinë e shkollave të para shqipe në Stubëll e Pozheran, e gjithashtu edhe për aktivitetet tjera që zhvillohen në komunën e Vitisë në sferën e kulturës.

FIDANISHTJA

Zv.kryetari i komunës së Ulqinit Met Gjoni, është shprehur i kënaqur me të arriturat që janë bërë në komunën e Vitisë, e gjithashtu ka njoftuar për zhvillimet dhe aktivitetet e komunës që përfaqëson.

Gjithashtu, Gjoni ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me komunën e Vitisë, duke potencuar nevojën e takimeve më të shpeshta të përfaqësuesve të të dyja komunave.

Haliti, e ka nderuar me një plaket të qytetit të Vitisë në miniaturë, në shenjë respekti dhe nderi për vizitën që z.Gjoni i bëri sot komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.