UBT

Humb jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë.

Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet së bashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun.

Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja Skënderasi dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga.

ARKATANA

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 12:45 të kësaj të diele në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka (punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korcë) fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga.

Gazetarja Enkelejda Skënderasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa operatorët dhe drejtuesi i automjetit kanë marrë dëmtime të lehta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.