Vitia përfituese edhe e një projekti
Viti – Kryetari i Komunës se Vitisë priti përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e QKKS-se ( Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë), me që rast ishin të pranishëm edhe Jari Liuku Shef i Policisë në Helsinki të Finlandës, lideri i ekipit të projektit David Mattan Prokuror në Mbretërinë e Bashkuar (Angli) etj.
Fillimisht kryetari Haliti i njoftoi ata me aktivitetet komunale që kanë për qëllim krijimin e sigurisë, si dhe ato që kanë synim parandalimin e dukurive negative siç është ekstremizmi, dhuna etj.
Përfaqësues të BE-së kanë p[prezantuar projektin “Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës ne luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit te dhunshëm”, i cili projekt si komponent kryesorë ka konfiskimin, sekuestrimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, parandalimin e shpëlarjeve të parave, bashkëveprimin e gjithë aktereve në luftën kundër këtyre dukurive, si dhe parandalimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Ky projekt do të mbështesë komunën e Vitisë në këtë sferë, ndërkaq do të implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë./rajonipress/


