ARKATANA

Rapsodi për çorodi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

-I- Më ka lodhë, m’ ka tretë vetmia, M’ sillet mendja , m’ sillet shpija …Nuk më zihet veni – ven, Malli të qetë nuk më len !

Dal n’ qytet për me u shëtitë –
Sado pak , mos me u mërzitë !
Ndoshta gjejë ndo ‘i shok për vete –
Të qajmë halle , të bëjmë derte !

E marr rrugën sheshit përpjetë –
Nuk di kush me t’ përshëndetë !
Takoj njerëz , shikoj pallate –
M’ parashtrojnë pyetje bajate !…

M’ provokojnë e bëjnë hajgare –
A po t’ çojnë fëmijët pare ?!
Njëri m’ thotë :”Mirë koke veshë !”
Tjetri anash nisë me qeshë !
Njeri m’ thotë : “Mirë koke rrua !”
Tjetri m’ thotë :”Pse nuk je rrua ?”
Njëri m’ thotë :” Hiq nuk je plakë !”
Tjetri m’ thotë : “Koke rrokatë !”

Njëri më ngritë tension –
A ke dalë në pension ?
Tjetri m’ pyet : “Sa vjet i bane –
Po e mbanë veten pa behane ?!”

II .
Shkoj n’ hotel me pi një kafe –
Sa t’ i ndërroj me shokë , ca llafe !
Në hotel shkoj për freskime –
Aty lindin provokime !…

Njerëzit tanë kanë bërë përvojë –
S’ lanë njeri pa e marrë për gojë !
Flasin t’ madhe , qesin me gishta –
Nuk lanë njeri pa i ngjitë bishta !…

Njeri t’ mirë , n’ dynja nuk lanë –
Ky nuk banë , as ai nuk banë !

Hidromorava

Ulu këtu , ulu atje –
Mos rri me këte , mos rri me ate !
-Ky hajduk e ai kopuk –
Rrinë gjithë ditën në kolltuk !
– Ky besëprerë e ai mezhnun ,
Ky tradhtarë e ai spiun !

-Ky haxhi , ai dilenxhi –
Nuk lanë vend kund hunët pa i shti !
Ky zilam , ai zibidi –
Ky nuk di , as ai nuk di !
Ky ka frikë , ai s’ ka taktikë –
S’ marrin vesh në politikë !
Kështu bëjnë dert Munishi e Muja –
Hanë bukë t’ vet – bajnë gajle t’ huaja !

N’ muhabete sy me sy –
Ma t’ mirët mbesim ne të dy !
Por , kur t’ nisem me u largua –
T’ njëjtat fjalë i flet për mua !

III .
Kështu n’ hotel dita kalon –
Celulari nisë cingëron !

E hapë thirrjen me tamam –
“N’ mujshë me ditë – thotë – se kush jam ?!”
-Prezantohu more zotëri ,
Se kush je, unë , nuk po e di !

Mos hup kohë, me m’ lodhë me moh –
Pasha besën , nuk po t’ njoh !
-Për me m’ bindë , ti mos pandeh ,
Po çuditëm , si s’ po m’ njeh ?!
-Pse , more burrë , po hup kot kohë ,
Nuk po t’ njoh , se nuk po t’ shoh !
-Pse more burrë , pashë babën Sheh ,
As s’ po m’ njeh , as nuk po m’ sheh ?!

Provokime dhe mesele –
Der’ t’ harxhohet një kartele !
Nga këto sjellje – t’ kapë skleroza ,
Me doemos , të kapë neuroza !
Shkon te shpija , bien në shtrat –
Nuk mund banë as gjumë rehat !

Gjilan, më 10.06. 2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.