Elvana: Po, projekti është i çuditshëm, si vetë puthja
Superylli i muzikës moderne shqiptare, Elvana Gjata, ka publikuar gjatë ditës videoklipin e ri, i cili ka hasur sa në pritshmëri pozitive, aq edhe në komente kontraverse.
Ishte Elvana që lansoi videoklipin e ri, i cili erdhi si premierë në Magazinën e Telegrafit, dhe në këtë klip Elvana u shfaq në një performancë shumë seksi, duke vallëzuar në mënyrë sa artistike, aq edhe seksi.
Natyrisht, fansat besnik të këngëtares e pritën mirë klipin, duke parë dhe natyrën “më ndryshe” të këtij projekti, por si duket kishte edhe prej tyre dhe media që e kritikuan performancën e Elvanës.
Vet bukuroshja e shumë hiteve nuk është prekur nga këto komente.
Ajo në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi, ku ka sqaruar më saktësisht natyrën e këngës dhe të klipit “Puthe”, që thotë se është sikurse vet puthja.
“Doja që kjo video të kishte një performancë sa të fortë, aq edhe të butë, sa seksi aq edhe të brishtë, sa të qartë aq edhe të çuditshme, si vetë PUTHJA”, ka shkruar Elvana në një fotografi të postuar në Instagram.
Videoklipi “Puthe” është pritur mirë në orët e para të lansimit, por nuk ka matje të sakta të klikimeve, pasi edhe shumë video të tjera janë shfaqur me të njëjtin klip, nga fansat e këngëtares. /Telegrafi/


