Fundamenti

Universiteti i Gjilanit shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Universiteti i Gjilanit, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 2184 studentë, prej të cilëve 1824 studentë të rregullt dhe 360 studentë me korrespondencë.

Senati i Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan në mbledhjen e mbajtur më 23.06.2014 vendosi sipas propozimeve të njësive akademike dhe pas miratimit nga MASHT-i shpall: Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor në vitin akademik 2014/2015.

Universiteti i Gjilanit, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 2184 studentë, prej të cilëve 1824 studentë të rregullt dhe 360 studentë me korrespondencë.

Nga numri i përgjithshëm si më sipër, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 485 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë. Në programet ku nuk janë paraparë kuota të veçanta për kandidatë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kandidatët kanë të drejtë konkurrimi në kushte të njëjta me kandidatët nga Kosova.

Numri i përcaktuar në paragrafin e parë, si dhe kuotat e përcaktuara në paragrafin e dytë më sipër, nuk përfshijnë kandidatët që i takojnë kategorive si në vijim: (1) familje e ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose bashkëshort/e); (2) veteran/e i/e luftës; (3) invalid/e i/e luftës. Kandidatët e këtyre kategorive, të cilët e kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, do t’i nënshtrohen konkurrencës brenda një kuote të përcaktuar nga Universiteti i Gjilanit në bashkëpunim me MASHT-in dhe shoqatat përkatëse. Kjo nuk e paragjykon situatën kur kandidatët, që u takojnë këtyre kategorive, arrijnë që të pranohen në bazë të rezultateve të tyre në kuadër të konkurrencës së përgjithshme, pra jashtë kuotave.

Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Gjilanit rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

FIDANISHTJA

Të drejtë pranimi në Universitetin e Gjilanit kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit (Vendimi për njohje/nostrifikim të diplomave lëshohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë).

Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në të gjitha nivelet e studimit në kuadër të Universitetit të Gjilanit dhe që kanë statusin e studentit të rregullt nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi me status të studentit të rregullt.

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 11.07.2014 deri më 21.07.2014, (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave).

Provimi pranues do të mbahet më 25 .07.2014 (Ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në ëeb faqen e universitetit më date 23.07.2014 )./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.