Mobi Casa

Rama ndahet me Valladolidin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Valdet Rama i ka ndarë rrugët me Valladolidin. Futbollisti kosovar nuk është përfshirë fare në listën e futbollistëve të ftuar për përgatitjet para-sezonale të ekipit spanjoll.

Së bashku me bashkëlojtarin Heinz Bartmettler, përfaqësuesi shqiptar është lënë i lirë dhe mund ta kërkojë nga tash ekipin e ri.

Mobi Casa

Ish futbollisti i Hannoverit e kaloi një vit e gjysmë në La Liga, por nuk arriti të luante vazhdimisht. Ai i ka zhvilluar 31 ndeshje me Valladolidin.