United Hospital

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi uron Mësuesit dhe Gratë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka uruar Mësuesit dhe Gratë, me rastin e 7 e 8 Marsit, data këto të rëndësishme për arsimin shqip, përkatësisht për barazinë gjinore.

Me këtë rast, Bunjaku-Rexhepi i ka ftuar Mësuesit dhe Gratë që t`i shfrytëzojnë mundësitë që ofron liria, për të avancuar dijen dhe të drejtat gjinore, që janë vlera shumë të larta të shoqërive demokratike, ku pretendon të integrohet edhe shteti ynë, Kosova.

Për më tepër, ajo ka thënë se 7 Marsi, është momenti më i përshtatshëm për t`iu shprehur mirënjohje të gjithë mësuesve tanë, për punën e mirë që kanë bërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të shkollës shqipe, nga fillimi i saj në Korçë, më 1887 e deri në ditët e sotme, për 130 vjet rresht.

Mobi Casa

Njëherësh, duke qenë një grua në krye të Kuvendit Komunal, ajo i ka uruar në mënyrë të veçantë gratë e kësaj Komune, me rastin e 8 Marsit.

“Gratë nuk janë të rëndësishme vetëm më 8 Mars, por ato janë të rëndësishme e të vlefshme në të gjitha ditët e vitit. Ato kanë dëshmuar gjatë historisë se kanë guxim të marrin mbi vete procese e detyra të rëndësishme dhe t`ia dalin me sukses në të gjitha detyrat”, thuhet në urimin e kryesues së Kuvendit Komunal, drejtuar grave.

Njëherësh, ajo i ka inkurajuar gratë e Gjilanit që të jenë sa më aktive dhe sa më këmbëngulëse në kërkimin e hapësirave që u takojnë në politikë dhe vendimmarrje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.