Hidromorava

Berisha paralajmëron Villën dhe Lampardin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi kosovar i skuadrës australiane Melbourne Victory, Besart Berisha, ka thënë që ardhja e spanjollit David Villa dhe anglezit Frank Lampard në futbollin e këtij vendi, është sinjal shumë pozitiv.

ARKATANA

“Është mirë që kampionë të tillë si Villa e Lampard të vijnë në futbollin australian. Sigurisht, ndeshjet ndaj tyre do të bëhen derbi për neve dhe do të tentojmë t’i fitojmë ato. Sa i përket meje, unë kam ardhur te Melbourne për të fituar dhe do të jap gjithçka për të arritur suksese. Dua të qëndroj gjatë në këtë skuadër”, ka deklaruar Berisha. Ndryshe, Villa është huazuar te Melbourne City ndërsa aty ka gjasa që të përfundojë edhe Lampard.