ARKATANA

I bashkon ushtria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e opozitës shprehen të gatshëm ta përkrahin Ligjin e ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili kësaj i jep përgjegjësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Edhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ndryshimi i misionit të FSK-së duhet të ndodhë patjetër, pa marrë parasysh emërtimin.

Ligji i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me të cilin kjo do ta ketë “barrën” edhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar nga presidenti Hashim Thaçi, pritet ta ketë përkrahjen jo vetëm të deputetëve të pozitës, por edhe të atyre nga opozita.

Mobi Casa

Me një ligj të veçantë, duke i anashkaluar ndryshimet kushtetuese për shkak të refuzimeve të deputetëve të Listës Serbe, FSK-ja parashihet t’i ketë të gjitha kompetencat e ushtrisë.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë për “Zërin” se do të kontribuojnë në çfarëdo forme në krijimin e ushtrisë. Mirëpo, ata janë shprehur të vendosur se as iniciativa e Thaçit e as ndonjë iniciativë tjetër nuk do të gjejë përkrahje po qe se synohet të arrihen koncesione në dëm të Kosovës. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të atyre të sigurisë konsiderojnë se kjo iniciativë është e vonuar, porse krijimi i ushtrisë është më se i domosdoshëm. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.