UBT

Berisha: Askush s’do të pranohet pa meritë në UP

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina, Anron Bershia në një bisedë për “Epokën e re” ka thënë se do të ketë angazhim maksimal që në këtë vit akademik do të pranohen vetëm ata studentë që e meritojnë.

“Do t’i minimizojmë rastet kur dikush do të kalojë pa meritë dhe dikush pa meritë të mbetet jashtë listës”, është shprehur Berisha.

UBT

Ai ka thënë se me ardhjen e tij në UP dhe me punën e mirë që po bën stafi akademik punët kanë filluar të kthehen për së mbari.

I pyetur nëse di të garojë për postin e rektorit të UP-së, Berisha ka thënë se nëse i ka bindur të tjerët se e ka stabilizuar gjendjen në këtë institucion atëherë nuk ka përjashtuar mundësinë për t’u bërë pjesë e garës për rektor të UP-së.