Eko Higjiena

Boksieri Nuri Seferi tregon se si e ka rrahur keq një maqedon

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Dje në protestën e shqiptarëve në Tetovë, një protestues nokautoi një polic maqedonas. Në media u ngrit pyetja nëse ai ishte boksieri shqiptar, kampion i Evropës, Nuri Seferi, pasi ngjante shumë me protestuesin grushtfortë.

Kampioni, i cili kishte përkrahur protestuesit përmes deklaratave të tij, e mohoi të ishte ai, por në një formë tjetër, na e dëshmon se nuk është që nuk e ka për qejf grushtimin e maqedonasve.

ARKATANA

Sot ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, një video të një meqi të zhvilluar në vitin 2013, ku për kundërshtar kishte maqedonasin Sasha Mitreski, të cilin e dërrmon në ring. (Reporteri.net)