Ronela Hajati: “Lakuriqësitë veniten, kënga është ajo që mbetet”
Me një shpirt luftarak dhe plot ëndrra na vjen Ronela Hajati në një rrëfim mbi klipin e saj më të ri. “Veç na” një këngë e cila vjen si bashkëpunim me reperin kosovar Agon Amiga, tashmë ka marrë rrugën e suksesit si të gjitha këngët e saj.
Pavarësisht ëndrrës së saj për të qenë një show-girl e vërtetë, duket se fati e ka ndihmuar për t’ia arritur qëllimit. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Ronela me sportivitetin që e karakterizon nuk nguron të flas mbi skenat provokative që realizon herë pas herë në skenë apo klipe, si dhe pasionet e saj të cilat bëjnë diferencën mes tyre. Ronelë kohët e fundit sollët klipin “Veç na”, një bashkëpunim ky me reperin Agon Amiga…Si lindi ideja e këtij klipi?
Bashkëpunimi me Agonin nuk ishte i rastësishëm pasi ka qenë me dëshirën e të dyve që të sillnim një këngë së bashku. Këngën e ka zgjedhur Getoar Selimi i cili ka bërë dhe tekstin e këngës. Kisha kohë që mendoja për të ardh me një klip pasi daljet e mija në klipe nuk janë të shumta dhe ishte pikërisht Geti i cili më tha që do të këndoj këtë këngë dhe pikë. Normalisht që zgjedhja e Getit ishte goditëse pasi dhe fansat më kanë lumturuar pasi kam marrë shumë mesazhe pozitive. Me tekst dhe muzikë gati, na ngeli vetëm të mendonim se ku do ta realizonim si klip, dhe ajo që më ka pëlqyer më shumë nga gjithë kjo punë ka qenë realizmi i i klipit i cili më ka mahnit i gjithë grupi i punës së “Entermedias” në Prishtinë.
Një klip provokativ ndryshe nga çfarë shikojmë në jetën e përditshme, ku thjeshtësia dhe sportiviteti mbizotëron tek ju?
Në fakt, në këtë klip jam më e veshur se kurrë pasi zakonisht e kam atë tendencën për ekzibicion në veshje, më pëlqen të shfaqem ndryshe dhe të dal nga vetja kur jam në skenë apo dhe në klip. Këtë radhë është pak suralist vetëm koncepti i klipit i cili është pak i çuditshëm me ato maskat e gazit, ndërsa për veshjet besoj janë mëse normale. Jam veshur më shumë se kurrë, me çitjane, shallë, pa shumë ekzagjerime por veshje të godituara dhe për këtë meriton një falenderim të madh stilistja Morena Vata.
Veç veshjeve me çitjane dhe shall, shfaqesh thuajse nudo e lyer me ngjyrë të zezë. Jeni kritikuar për këtë skenë…?
Duhet njëlloj esence edhe në klipe, ndryshe nga shumë klipe të tjera vetëm perçe do ngelsha pa vendosur. Sado që kënga dhe klipi të jenë të mira duhet se s’bën të realizosh edhe ndonjë skenë provokative që fansat ta pëlqejnë dhe ti të jesh në qendër të vëmendjes, gjithmonë duke mospërsëritur veten dhe të tjerët duke qenë ndryshe. Shpresoj të ja kem arritur edhe unë me klipin “Veç na”.
Të jesh ndryshe, do të thotë të provokosh fansat duke goditur me skena apo veshje thuajse topless. Është zgjedhja juaj?
Për mua ka qenë shumë e vështirë të arrija deri këtu! Të punosh dhe të sakrifikosh në të njëtën kohë, të arrish marrësh dhe një lloj feedback-u duhet shumë punë. Për këtë arsye, mundësitë e mija kanë qenë shumë të pakta për të realizuar herë pas here klipe ku unë mund të bëja edhe emër, prandaj mundësia e vetme që kam pasur kanë qenë festivalet ku unë kam zgjedhur të godas publikun. Veç luftës që kam pasur me vetën për të formuar emrin në skenë, gjithmonë kam pasur dëshirë që kur të prek të skenën të jem 100 % ndryshe nga jeta e përditshme. Më rrëmben gjithmonë ajo euforia e skenës dhe trasfomimi im në një ‘bishë’. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse këngët e mija kanë pasur sukses, por kam punuar shumë për të korrë këtë triumf të momentit.
Deri ku kanë arritur zhveshjet e tua në skenë?
Lakuriqësitë për mendimin tim veniten! Dalja më e madhe që mund të kem bërë e zhveshur në skenë dhe klipe është badi, nuk i kam tejkaluar normat etike. Ka njerëz që bëjnë skandale të zhveshur në klipe, por unë besoj një vlerësim të madh merr edhe kënga, pasi klipi shikohet pesë here dhe harrohet ndërsa, kënga ngelet.


